Fillimi

Duke e parë që lufta e vitit 1999 shkaktoj dëme të shumta në burimet  njerzore si dhe ato materiale, atëher ndërmarja ARBI vendosi ta vazhdoj veprimtarinë e saj biznesore në lëmin e sanitaris dhe paisjeve për banjo.
Veprimtarin biznesore ARBI e filloi ne vitin 1999/2000 me një lokal modest në qytezen e Podujevës me vetëm 1 puntor, për tu zgjeruar më vone me një sallon reth 50m2 si dhe me nje ekip prej 4 puntorëve.
Gjate viteve në vijim ekipi ynë fiton besimin e shumë konsumatoreve dhe bëhet emer lider ne tregun Kosovar e kështu me rradhë fillon importimin e produkteve nga shumë vende të ndryshme si nga SPANJA, ITALIA, TURQIA etj.
Duke e pasur parasysh suksesin e treguar në qytezen e Podujevës ARBI vendos ne vitin 2006 ta shtrij veprimtarin e vet edhe në PRISHTINË me një sallon prej 300m2.
Tashme emri ARBI kishte marrur jehonen e tije dhe ishte i njohur edhe jashtë kufinjëve të Kosovës me blerës të kënaqur dhe serioz. 
Duke e pare që kërkesat e konsumatorit rriteshin çdo herë e më tepër atëher ARBI hap Sallonin e tij prej 2000m2 në magjistralen Podujevë-Prishtinë dhe kështu bëhet “MONOPOL” ne qytetin e Podujëves.
Sot Arbi numëron rreth 40 punëtorë dhe ka në arsenalin e saj një numër mbresëlënës të produkteve shumë kualitative dhe moderne për sanitari, banjo dhe shtëpi. Marrëdhëniet biznesore me brende shumë të njohura botërore po forcohen vazhdimisht, në mënyrë që sjellja e produkteve të reja në Kosovë të vazhdojë parreshtur.
I ndërtuar me punë të palodhshme, me sallonet e shitjes ndër më modernet në Kosovë, iniciativën për të qenë prijës i tregut dhe me zgjedhjen e pashoq te produkteve, ky emër është tanimë i  besuar në Kosovë dhe quhet ARBI.

 Synimi yne 

Duke u nisur nga fakti se konsumatori eshte mbret në ekonomi,  atëher ARBI atë e vë ne qendër te vëmendjes. Ekipi ynë i kushton shumë rëndesi lojaliteti te konsumatorit dhe ne besojmë se besimi i konsumatorit fitohet vetëm me oferta serioze dhe me shërbim të sinqert, gjë qe na ka mundësuar të arrijm këtu ku jemi. 
ARBI ka për synim rritjen e vazhdueshme të cilsisë së produkteve të ofruara, duke e bazuar atë në percjelljen e vazhdueshme të inovacioneve dhe trendëve më të reja botrore te produkteve sanitare.
Synim tjeter i yni eshte qe te ndërtojme një bazament te fuqishëm në industrinë e qeramikes, bazuar në produkte kualitative, shërbim të lartë me një ambient mikprites dhe këtë përvoje të mund ta bartim edhe në fusha të tjera në zgjerimin e veprimtarisë afariste në të ardhmen.
Objektiv tjeter i yni është të zgjerojmë rrjetin e kompanive bashkpunuese si brenda Kosovës, ashtu edhe në vendet e regjionit.